75 Mall Live Search
18:02 / E Diele, 28 Shtator 2025 / F.R

Trump do të marrë pjesë në takimin me udhëheqësit më të lartë ushtarakë

Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në një takim me gjeneralët dhe admiralët amerikanë në Quantico të Virxhinias të martën, një takim i rrallë i udhëheqjes ushtarake të vendit në një vend, raportoi “Washington Post” të dielën, duke cituar një dokument planifikimi.

Nuk pati asnjë deklaratë të menjëhershme rreth kësaj nga Shtëpia e Bardhë mbi pjesëmarrjen e Trumpit në takim.

ShBA-ja ka trupa në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vende të largëta si Koreja e Jugut, Japonia dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, të cilat komandohen nga gjeneralë dhe admiralë me dy, tre dhe katër yje.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth pritet të diskutojë nevojën për t’iu përmbajtur një “etosi luftëtari” në të gjithë ushtrinë dhe mund të prekë fusha të tjera gjatë ngjarjes afërsisht njëorëshe, thanë zyrtarët amerikanë për Reuters të premten.

Në pothuajse çdo fjalim publik që mban, Hegseth flet për “etosin e luftëtarit” dhe nevojën që ushtria amerikane të ketë një mentalitet luftëtari.

Hegseth, një ish-prezantues i Fox Neës, ka lëvizur me shpejtësi marramendëse për të riformësuar departamentin, duke shkarkuar gjeneralë dhe admiralë të lartë, ndërsa kërkon të zbatojë axhendën e sigurisë kombëtare të Trump dhe të çrrënjosë iniciativat e diversitetit që ai i quan diskriminuese, shkruan Reuters.