75 Mall Live Search
17:39 / E Premte, 10 Tetor 2025 / MSH

Trump drejt Izraelit, do takojë dhe pengjet e liruara nga Hamas

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të mbërrijë në Izrael ditën e hënë, për të mbajtur një fjalim në Knesset me zyrtarë të lartë të ekipeve izraelite dhe amerikane.

Sipas burimeve për “The Times of Israel”, Trump do shkojë në Knesset për të mbajtur fjalimin e tij dhe po në të njëjtën ditë pritet të takohet me pengjet e liruara nga Hamasi.

Axhenda e presidentit amerikan mësohet se do të nis me zbritjen ne aeroportin “Ben Gurion” në orën 9:20 të mëngjesit, ku do të mirëpritet me një ceremoni zyrtare.

Në vijim, mendohet se Donald Trump do shkojë në Jerusalem për të mbajtur fjalimin e tij. Pasi të përfundojë Trump do largohet menjëherë nga Izraeli.

Trump nuk do të ndalet në sheshin e Pengjeve në Tel Aviv për arsye sigurie, pavarësisht një ftese nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura për të folur atje.

Gjithashtu thuhet se Trump do të fluturonte fillimisht për në Egjipt, ku ishte ftuar nga presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sissi për të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes.