75 Mall Live Search
14:12 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Trump e quan kandidaten demokrate për zëvendëspresidente “grua e inatosur”

Presidenti amerikan gjatë kësaj enjte ka shpërthyer në fjalë të rënda ndaj kandidates demokrate për zëvendës presidente Kamala Harris, duke e quajtur atë “grua të inatosur”, transmeton IndeksOnline.

Trump ka thënë se ajo dhe partia Demokratike duan ta rrëzojnë  ndërtesën e famshme “Empire State Building” në New York dhe ta zëvendësoj atë me një ndërtesë të re.

Trump aktualisht në të gjitha sondazhet është duke qëndruar prapa Joe Biden, i cili po kryeson në këto sondazhe, raporton gazeta britanike Independent.

Ndryshe Trump nëpër intervistat e fundit ka përsëritur pretendimet e tij se ekonomia amerikane ishte aq e fortë para pandemisë Covid-19, sa që as presidenti i parë George Washington, nuk do të ishte në gjendje ta kalonte.