75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / MSH1

Trump emëron drejtorin në detyrë të Inteligjencës Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi emërimin e zyrtarit të strehimit, Bill Pulte, për të shërbyer si drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare.

Pulte do të jetë zëvendës i Tulsi Gabbard, e cila do të largohet nga mandati në fund të muajit, transmeton IndeksOnline. 

Pulte, drejtori i Agjencisë Federale të Financimit të Strehimit, ka qenë një nga anëtarët më të diskutueshëm të administratës, shkruan CBS News.

Ai ka dërguar kallëzime penale në Departamentin e Drejtësisë, duke pretenduar mashtrim me kreditë hipotekare nga një numër armiqsh politikë të Trumpit.

Përveç drejtimit të zyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Pulte do të mbetet drejtor i FHFA-së dhe kryetar i Fannie Mae dhe Freddie Mac, tha presidenti në postimin e tij në Truth Social.