75 Mall Live Search
18:15 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trump – Erdogan diskutojnë për tregtinë dhe Sirinë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump diskutoi me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan për disa tema, duke përfshirë çështjet e tregtisë dhe situatën humanitare në Idlib – Siri, tha sot Shtëpia e Bardhë.

Dy liderët kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për të mbrojtur civilët në rajonin e Idlib, pasi aeroplanët e dyshuar rusë ose sirianë goditën qytetin e mbajtur nga kryengritësit në veriperëndim të Sirisë, raporton Reuters.

Erdogan tha mbrëmë se një marrëveshje e arritur me SHBA ishte hapi i duhur drejt krijimit të një zone të sigurisë në veri-lindje të Sirisë, por se zbatimi i saj nuk duhet të vonohet, raporton CNN Turk.

Ndryshe, Erdogan dje diskutoi gjithashtu për Sirinë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Moskë, me të cilin ra dakord për krijimin e një zone të sigurisë përgjatë kufirit turko-sirian.