Trump fiton në gjashtë shtete tjera, Biden në dy – vazhdon beteja për Floridën

Donald Trump dhe Joe Biden po garojnë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një numër rekord i votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhjen e prijësit të tyre politik për katër vitet e ardhshme.
Me mbylljen e vendvotime në shumë shtete amerikane, AP raporton se gara mes Biden dhe Trump është duke vazhduar.
Deri më tani Trump ka fituar në Dakotën e Veriut dhe atë të Jugut, Wyoming, Louisiana dhe Nebraska dhe Indiana.
Në anën tjetër Biden ka fituar në dy shtete tjera – atë të New Yorkut dhe Nex Mexico.
Sipas rezultateve më të fundit, Biden ka siguruar 119 vota elektorale, derisa Trump me 92.
Kujtojmë që kandidatit fitues në zgjedhjet presidenciale i nevojiten 270 vota elektorale