08:39 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Trump ‘frikëson’ amerikanët, bën kontroll mjekësore të paplanifikuar

Donald Trump kaloi më shumë se dy orë në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Megjithatë, kjo vizitë te mjeku nuk ishte në orarin zyrtar të presidentit dhe kontrolli i fundit që presidenti e kishte pasur nga mjekët ishte në muajit shkurt, trasmeton Indeksonline.

Sekretarja për medie e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se presidenti 73 vjeç do të jetë shumë i zënë në vitin 2020 dhe deshi të shfrytëzonte një fundjavë të lirë në Uashington për t’i filluar kontrollet mjekësore.

“Presidenti mbetet i shëndetshëm dhe energjik pa ankesa, siç dëshmohet nga shfaqjet e tij të përsëritura energjike të tubimeve para mijëra amerikanëve disa herë në javë”, tha ajo.

Trump gjithashtu kaloi kohë në takim në spital me familjen e një ushtari të forcave speciale të plagosur në Afganistan. Dhe ai vizitoi stafin mjekësor “për të ndarë falënderimet e tij për të gjithë kujdesin e jashtëzakonshëm që ata ofrojnë për luftëtarët tanë të plagosur dhe t’u uroj atyre festën e Falenderimeve”, tha Grisham./Indeksonline/