75 Mall Live Search
09:51 / E Hënë, 03 Mars 2025 / H F

Trump, gati të pezullojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Donald Trump do të takohet me zyrtarë të lartë, duke përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, për të vlerësuar dhe marrë potencialisht masa për Ukrainën, duke përfshirë pezullimin ose anulimin e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, duke përfshirë dërgesat e fundit të municioneve dhe pajisjeve të autorizuara dhe të paguara gjatë administratës së Joe Biden.

Këtë e ka shkruar NYT-i, duke cituar zyrtarë anonimë të administratës amerikane.

Zhvillimet e fundit vijojnë pas debatit të ashpër që presidenti amerikan pati me liderin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump e kritikoi këtë të fundit se nuk ka qenë mirënjohës për mbështetjen e pakufijshme të SHBA-së në luftë./A2cnn/