01:25 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trump ‘godet’ përfaqësuesen demokrate me mbulesë, ja si i përgjigjet ajo!

Presidenti amerikan, Donald Trump mbrëmjen e të mërkurës në tubimin në Greenville ka kritikuar përfaqësuesn demokrate Ilhan Omar derisa turma brohoriste ‘kthejeni pas’.

Nga ana e tij, Trump ka ironizuar derisa ka thënë që Omar mund ‘të martohet me vëllaun e saj’, transmeron Indeksonline.

Gjatë kësaj kohe Trump ka ‘sulmuar’ Omar dhe tre përfaqësuese të pakicave si: Alexandria Ocasio-Cortez, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib kur ai kishte shkruar në llogarinë e tij në Twitter se ato duhet ‘të kthehen’ në vendet e tyre.

Që të gjitha janë shtetase amerikane, ku të tria kanë lindur në Shtetet e Bashkuara derisa Omar kishte arritur në ShBA si tinejxhere nga Siria.

Në anën tjetër Omar ka përzgjedhur citate nga ‘Still I Rise’ e Maya Angelou për t’iu përgjigjur Trumpit lidhur me sulmet që u janë bërë.

“Ti mund të më godasësh me duart tua,

Ti mund të më vrasësh mua me urrejtjen tëndë të madhe,

Por ende, si ajri, unë do të ngritem”.  /Indeksonline/