75 Mall Live Search
16:14 / E Premte, 25 Korrik 2025 / FR

Trump: Hamasi ‘nuk donte’ një marrëveshje të armëpushimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur shkurtimisht para gazetarëve për dështimin e negociatave të armëpushimit në Katar, duke theksuar se grupi militant Hamas “nuk donte një marrëveshje” dhe se ata “do të vdisnin”.

Trump ka shtuar se “Izraeli duhet ta përfundojë atë” dhe e ka minimizuar rëndësinë e vendimit të Francës për të njohur një shtet palestinez, duke thënë se “Kjo deklaratë nuk ka peshë”.

Në lidhje me Presidentin francez Emmanuel Macron, Trump ka theksuar se ai është një “djalë i mirë” dhe një “lojtar ekipi”.