09:38 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Trump: Hoti dhe Vuçiqi e kanë bërë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka vlerësuar lartë marrëveshjen për normalizimin e marrdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Trumpi tha se u desh guxim i jashtëzakonshëm për të arritur këtë marrëveshje, transmeton Indeksonline.

“Duke bërë atë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trumpi.

 Kjo marrëveshje u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë./Indeksonline/