Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja serioze nëse nuk arrihet një marrëveshje për armët bërthamore brenda rreth 10 ditësh, duke rritur tensionet në skenën ndërkombëtare.
Deklarata u bë gjatë takimit të parë të Bordit të Paqes në Uashington, ku Trump u mburr fillimisht me përpjekjet e tij për “sjelljen e paqes në Lindjen e Mesme”, përpara se të lëshonte ultimatum. “Ndoshta do të bëjmë një marrëveshje… do ta zbuloni gjatë 10 ditëve të ardhshme”, tha ai.
Paralajmërimi vjen mes përplasjeve të vazhdueshme me udhëheqjen iraniane. Udhëheqësi suprem Ali Khamenei ka kërcënuar më herët se forcat iraniane mund të dërgojnë anije luftarake ne vendin ku ndodhen luftanijet amerikane në rast përshkallëzimi.
Sipas raportimeve të The Sun, Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se një “sulm i shpejtë disajavor” ndaj Iranit mund të nisë që këtë fundjavë nëse diplomacia dështon.
Ndërkohë, Trump kritikoi marrëveshjen e kryeministrit britanik Keir Starmer për Ishujt Chagos, duke e quajtur atë “gabim të madh”. Ai argumentoi se baza strategjike në Diego Garcia mund t’i nevojitet Shteteve të Bashkuara për një reagim të mundshëm ushtarak ndaj Iranit dhe paralajmëroi se marrëveshja e qirasë 100-vjeçare mund të dëmtojë interesat e Mbretërisë së Bashkuar.
Në të njëjtën kohë, zhvillimet janë ndjekur nga afër edhe nga figura të afërta me ish-administratën amerikane, përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët janë parë duke monitoruar operacionet ushtarake në rajon.
Retorika e ashpër e Uashingtonit dhe reagimet nga Teherani po rrisin shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me kujdes zhvillimet e ditëve në vijim.

