75 Mall Live Search
16:55 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Trump i ka dy fjalë për gjeneralin iranian që u vra nga ushtria amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas sulmit ajror të ushtrisë amerikane të kryer në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, ku mbeti i vrarë gjenerali iranian Qassem Soleimani.

Përmes një postim në Twitter, Trump ka shkruar se “Irani kurrë nuk e ka fituar luftën, por nuk i ka humbur negociatat”.

Vlen të theksohet se në orët e para të mëngjesit të së premtes ushtria amerikane ka kryer një sulm ajror me dron në Irak, duke vrarë komandantin e njësisë elitare Quds të Gardës Kombëtare të Iranit.