Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë shkurtime miliarda dollarëshe të ndihmës së huaj

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës Supreme që ta lejojë të mbajë më shumë se 4 miliardë dollarë (3 miliardë paund) ndihmë të huaj.
Administrata po kërkon një urdhër emergjence, ndërsa përpiqet të tërheqë fondet për programet e ndihmës së huaj që janë ndarë tashmë nga Kongresi.
Një gjykatë e shkallës së parë javën e kaluar tha se administrata Trump kishte një detyrim statutor për të shpenzuar paratë, dhe një gjykatë apeli refuzoi të premten e kaluar të ngrinte atë vendim.
Presidenti u përpoq të përdorte një mjet legjislativ të përdorur rrallë për të tërhequr fondet. Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka anuluar miliarda dollarë ndihmë të huaj që ai thotë se nuk përputhen me objektivat e tij, ka raportuar BBC.