75 Mall Live Search
13:19 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Trumpi, i lumtur pas mbështetjes që ka marrë nga politikani më i ri i familjes Bush

Presidenti amerikan, Donald Trump, natën e mbrëmshme  ka festuar pas një lajmi të mirë që ka marrë. E ai është se politikani më i ri i familjes Bush, George P.Bush  e ka mbështetur edhe për një rizgjedhje në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, transmeton IndeksOnline.

Presidenti Trump, mbështetjen e tij e quajti “një nder të madh”.

Sipas raportimeve nga mediet amerikane, thekson “Daily mail”, George W. Bush – xhaxhai i George P. Bushit – nuk do të votojë për Trumpin në nëntor, megjithëse zëdhënësi i presidentit të 43-të i ka hedhur poshtë këto thashetheme./IndeksOnline