Trump i ngre gishtin Melanias, pamjet nga “Marine One” zbulojnë momentin e tensionuar

Një video e publikuar rishtazi po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi shihen në të pamje nga brenda helikopterit presidencial amerikan “Marine One”, që hedh dritë mbi një bisedë të tensionuar midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe gruas së tij, Melania.
Incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ndërsa çifti presidencial po kthehej nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në video, presidenti shihet duke ia bërë me gisht Melanias, e cila reagon duke tundur kokën.
Pak më vonë, të dytë zbritën nga helikopteri dhe, pavarësisht debatit të tyre të mëparshëm, ecën dorë për dore në Shtëpinë e Bardhë.
Incidenti u komentua shumë nga mediat amerikane, ndërsa sipas Daily Mail, Shtëpia e Bardhë ende nuk u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me pamjet që u bënë virale.
Incidenti të kujton videot e Brigitte Macron duke shtyrë Presidentin Francez Emmanuel Macron sapo hapej dera e avionit presidencial pas mbërritjes së tyre në Hanoi, për të cilat Donald Trump kishte komentuar asokohe.
“Pati një video të zonjës së parë të Francës duke goditur burrin e saj me shuplakë. A keni ndonjë këshillë nga një udhëheqës për tjetrin”, e pyeti një korrespondent i Fox News-it presidentin amerikan.
Dhe Trump me humor ju përgjigj: “Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur”. Batuta e tij shkaktoi të qeshura në sallë.
“Fola me të, janë mirë, janë dy njerëz shumë të mirë. E njoh mirë dhe nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur atje”, shtoi Trump, duke u përpjekur të qetësonte përshtypjet.