“Trump i ofroi kompanisë gjermane 1 miliard dollarë për të drejtat ekskluzive ndaj vaksinës kundër koronavirusit”

Gjermania ka premtuar se do të mbrohej kundër një përpjekje të supozuar të Donald Trump për të blerë të drejta ekskluzive për hulumtimin e një kompanie për një vaksinë kundër koronavirusit.
Është pohuar se presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar një miliard dollarë për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit, vetëm për Amerikën.
Ministrit të brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer iu kërkua që të konfirmojë përpjekjet për të gjykuar firmën gjermane bioteke “CureVac”.
Ministri i ekonomisë Peter Altmaier shtoi se “Gjermania nuk është në shitje”.
Sipas një raporti thuhet se qeveria amerikane ka folur me më shumë së 25 kompani që pretendojnë se mund të ndihmojnë vaksinën kundër koronavirusit, dhe se shumica e tyre tashmë morën fonde nga investitorët amerikanë.
Por një zyrtar mohoi që SHBA po kërkonte që të mbante vaksinën për vete, transmeton Indeksonline.
“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë me çdo kompani që pretendon se është në gjendje të ndihmojë. Dhe çdo zgjidhje e gjetur do të ndahej me botën”, tha ai.

Raportet shkaktuan zemërim në Berlin, ku Erwin Rueddel nga komiteti shëndetësor i qeverisë tha se tani është i rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar, jo vetë-interesi kombëtar.
CureVac, e themeluar në vitin 2000, është e vendosur në shtetin gjerman Thuringia, dhe ka objekte të tjera në Frankfurt dhe Boston.
Firma është specializuese në trajtimin kundër kancerit dhe trajtimin e sëmundjeve të rralla.
Laboratori aktualisht është duke punuar në të njëjtën kohë me Institutin Paul-Ehrlich, i lidhur me ministrinë gjermane të shëndetësisë.
Investitorët e CureVac thanë që nuk do ta shesin vaksinën në një shtet të vetëm.
“Nëse ne jemi të suksesshëm në zhvillimin e një vaksine efektive, atëherë ajo duhet të ndihmojë dhe mbrojë njerëzit në të gjithë botën”, tha Dietmar Hopp, në një deklaratë./Indeksonline/
