12:15 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Trump i premton Italisë ndihmë në larjen e borxheve

Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka treguar kryeministrit Italian, Giuseppe Conte  në njërën nga takimet  në Washington se SHBA janë të gatshëm të ndihmojnë shtetin Italian rreth borxhit publik në vitin e ardhshëm, shkruan e përditshmja italiane ‘Il Corriere della Sera”.

Sipas të përditshmes italiane, këtë ofertë Trump e ka bërë në takimin që e kishin në Washington në fund të korrikut. Zyra e Contes nuk ka dhënë asnjë koment rreth kësaj, transmeton Indeksonline.

Italia ka një borxh publik prej 2,1 trilionë euro që nga viti 2014 dhe që po shkon duke u rritur. /Indeksonline/