Trump ia bën me dije Iranit: Kurrë s’do të keni armë bërthamore!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vazhduar me reagime pasi Irani ia rrëzoi SHBA-së dronin që kushto afro 200 milionë euro.
“Proporcionale për të shtënat ndaj një avioni pa pilot. Unë nuk jam duke nxituar, ushtria jonë është rindërtuar, e re, dhe e gatshme për të vepruar, deri tani më e mira në botë. Sanksionet po ngushtohen dhe janë shtuar edhe më shumë mbrëmë. Irani kurrë nuk mund të ketë armë bërthamore, jo kundër SHBA, dhe jo kundër botës”, ka shkruar ai në Twitter. /Indeksonline/

