75 Mall Live Search
10:53 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Trump: Italia do të ishte më mirë jashtë BE-së

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se Italia, por edhe vende të tjera do të ishin shumë më mirë jashtë Bashkimit Evropian.

Deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë u bë në një intervistë radiofonike me liderin e partisë Brexit, Nigel Farage.

Duke komentuar shtyrjen e fundit të divorcit nga Brukseli, presidenti amerikan shprehu keqardhje që Londra është ende brenda BE. Më tej ai: “Vendet e tjera do të ishin shumë më mirë jashtë BE”.

“Italia dhe shumë vende të tjera do të ishin shumë më mirë pa Bashkimin Europian. Nëse këto vende duan të qëndrojnë në BE, është punë e tyre, por dijeni se në Europë është e vështirë të negociosh me liderët e Brukselit, ndërsa me mua gjithçka do të ishte më e lehtë”, tha Trump.