Trump jep urdhër: Të pastrehët duhet të largohen menjëherë

Të dielën, Trump postoi fotografi të njerëzve të pastrehë në kryeqytetin e SHBA-së dhe njoftoi se ata do të duhej të largoheshin menjëherë.
Të pastrehët duhet të largohen menjëherë”, shkroi presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social të dielën.
Ai planifikon ta bëjë këtë njoftim në një konferencë shtypi gjatë ditës së sotme. Ai planifikon t’u ofrojë të pastrehëve vende larg kryeqytetit.
“Ne do t’ju japim hapësirë, por larg kryeqytetit”, shkroi Trump.
Për të zbatuar planet e Trumpit, Qeveria amerikane thuhet se po përgatitet të vendosë qindra anëtarë të Gardës Kombëtare, sipas DPA-së. Vetë Trump nuk dha asnjë detaj se si synon të evakuojë të pastrehët nga qyteti./Indeksonline/