75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 11 Mars 2025 / L K

Trump, kanadezëve: Nuk na duhen makinat, druri dhe energjia juaj!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur pasi provinca kanadeze e Ontarios njoftoi se do t’i tarifonte familjet amerikane 25 për qind më shumë për energjinë elektrike në përgjigje të tarifave amerikane.

“Pavarësisht se Kanadaja vendos tarifat e SHBA-së prej 250% deri në 390% për shumë prej produkteve tona bujqësore, Ontario sapo ka shpallur një tarifë shtesë prej 25% për energjinë elektrike, dhe kjo as që lejohet të bëhet.

Duke qenë se tarifat janë reciproke, ne do të kthejmë gjithçka në datën 2 prill. Kanadaja është një vend që abuzon me tarifat dhe gjithmonë ka bërë por Shtetet e Bashkuara nuk do ta subvencionojnë më Kanadanë. Ne nuk kemi nevojë për makinat tuaja, nuk kemi nevojë për drutë tuaja, nuk kemi nevojë për energjinë tuaj dhe do ta zbuloni shumë shpejt. “LE TA BËJMË AMERIKËN SË MADHE Sërish!!!” shkroi Trump.

Kujtojmë se javën e kaluar, Trump fillimisht vendosi tarifa 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika, por më pas i ndaloi ato deri më 2 prill. Ai pretendon se tarifat janë një përgjigje ndaj fluksit të papranueshëm të drogave të paligjshme dhe emigrantëve pa dokumente në SHBA nga dy vendet fqinje./Indeksonline/