75 Mall Live Search
22:59 / E Diele, 04 Janar 2026 / F.R

Trump kërcënon Rodriguez: Nëse nuk bën gjënë e duhur, e pret një çmim më i lartë se ai i Maduros

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar deklarata të forta ndaj drejtuesve të Venezuelës, duke kërcënuar drejtpërdrejt presidenten e përkohshme të vendit, Delcy Rodríguez.

Në një intervistë për median amerikane The Atlantic, Trump u shpreh se nëse Rodríguez nuk “bën atë që është e drejtë”, ajo do të përballet me pasoja të rënda.

“Nëse ajo nuk bën gjënë e duhur, do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta edhe më të madh se ai i Nicolás Maduro-s,” deklaroi Trump.

Presidenti amerikan foli gjithashtu hapur për të ardhmen politike të Venezuelës, duke mos përjashtuar as ndryshimin e regjimit.

“Ndryshim regjimi, ose si të doni ta quani, është më mirë se ajo që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq,” tha ai.

Deklaratat e Trump pritet të rrisin më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Karakasit, në një kohë kur situata politike dhe ekonomike në Venezuelë mbetet e paqëndrueshme dhe nën vëzhgimin e komunitetit ndërkombëtar.