Trump kërcënon Rusinë me tarifa dytësore: Nuk dua ta bëj, por shumë njerëz po vdesin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar Rusinë me tarifa dytësore.
Donald Trump dha detaje mbi afatin e tij të ri prej rreth ’10 ose 12 ditësh’ që Rusia të përfundojë luftën në Ukrainë.
“Do të ketë tarifa dytësore për Rusinë. Do ta shpall ndoshta sonte ose nesër, nuk ka arsye për të pritur. Do të ishin sanksione dhe ndoshta tarifa, tarifa dytësore”, tha Trump, ndërsa shtoi se ‘nuk dua ta bëj këtë gjë”. “Unë e dua popullin rus, janë njerëz të mrekullishëm”, tha ai.
Trump e përshkruan konfliktin si një “luftë vërtet të përgjakshme” dhe thotë se arritja e një marrëveshjeje do të ishte “e duhura”.
“Mendoj se diçka do të ndodhë. Duhet të ndodhë shumë shpejt, shumë njerëz po vdesin”, theksoi Trump.