Trump kërkon armëpushim: Bëni marrëveshjen në Gaza, ktheni pengjet

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë presion që Izraeli dhe Hamasi të arrijnë një armëpushim dhe të sigurojnë lirimin e robërve të mbetur në Gaza.
Trump postoi në faqen e tij të mediave sociale, Truth Social brenda orës së fundit, duke shënuar herën e dytë këtë fundjavë që ai ka bërë thirrje për paqe në enklavë.
“Bëni marrëveshjen në Gazë. Ktheni pengjet”, shkruan Trump.
Bisedimet e paqes u ndërprenë në mars pasi Izraeli sulmoi Gazën, kur armëpushimi i rënë dakord më parë ngeci për shkak të mosmarrëveshjeve se si të vazhdohej më tej.