75 Mall Live Search
14:09 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trump paralajmëron parakalim të tankeve me 4 korrik, që s’dihet a do t’i durojë asfalti!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që shefat e Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore dhe marinsat të qëndrojnë pranë tij gjatë një organizimi të veçantë që do të bëhet me katër korrik.

Trump ka deklaruar se një shfaqje e tankeve ushtarake të ShBA-së do të jetë pjesë e ngjarjes ‘Hello America’, që do të zhvillohet të enjten në Washington, kur edhe shënohet dita e çlirimit të ShBA-së.

Pritet gjithashtu që gjatë kësaj dite të realizohet një demonstrim ushtarak nga anijet e marinës së kaltër amerikane dhe që avionë të tjerë të shfaqen atë ditë, transmeton Indeksonline.

E kërkesa e Trump-it që krerët e ushtrisë, marinës, Forcave Ajrore dhe marinsat të qëndrojnë pranë tij atë ditë ka ngritur shqetësime lidhur me dëshirën e tij për të sfiduar këto forca ushtarake nëpër rrugët e kryeqytetit në një mënyrë të ngjashme me regjimet autoritare të Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës, raporton Indepedent.

Trump kërkoi paradë ushtarake të tankeve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, të ngjashme me Ditën e Bastille-s në Paris të vitit 2017, por që realizimi nuk u arrit të bëhej për shkak të kostos.

“Ne do të kemi disa tanke të stacionuara jashtë”, tha Trump/

Ai madje pranoi edhe shqetësime të zyrtarve lokal për dëmet e mundshme që mund të shkaktojnë tanket e blinduara në qytet.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me tanket, sepse rrugët kanë tendencë të mos mund mbajnë tanke shumë të rënda.Pra ne duhet t’i vendosim ato në zona të caktuara, por ne kemi tanke të reja Sherman dhe ne kemi të reja Abrams. 4 korriku do të jetë si asnjë tjetër. Do të jetë e veçantë dhe shpresoj që shumë njerëz të vijnë. Unë do t’i them disa fjalë dhe do të kemi avionë që fluturojnë lartë”, shtoi ai.

Por politikan të shumtë kanë shprehur shqetësime se fjalimi i Trump-it, mund të ndryshojë tonin që tradicionalisht ka qenë një festim jopartiak i pavarësisë së Amerikës nga Britani duke dhënë një fjalim politik./Indeksonline/