Trump-Kim, takim simbolik në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është takuar me Kim Jong Un në zonën e çmilitarizuar në kufirin mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Duke folur me gazetarët pranë Kim, Trump tha se ishte një moment “vërtet historik” dhe se ai ishte “krenar për të hyrë në zonën” mes dy Koreve.
Ndërkaq, Kim në një deklaratë të rrallë për mediat, tha se takimi ishte një simbol i marrëdhënieve “të shkëlqyera” midis tij dhe Trump.
Kritikët e kanë quajtur këtë takim si teatër të pastër politik, por të tjerë thonë se kjo mund të jetë një nismë për bisedimet e ardhshme.
Trump u bë presidenti i parë amerikan në detyrë që shkeli brenda zonës së çmilitarizuar që ndodhet mes dy Koreve, një fshat armëpushimi brenda zonës kufitare ku shpesh kanë ndodhur negociata mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.
Kjo është hera e tretë që Donald Trump dhe Kim Jong takohen, që pas samitit të parë SHBA-Kore e Veriut për programin e denuklearizimit të shtetit komunist.