75 Mall Live Search
14:05 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Trump: Komentet e Macronit të ndyra, Franca s’i ka punët aq mirë

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzon me tone të forta homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Gjatë një takimi në Londër me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kreu i Shtëpisë së Bardhë i konsideroi të ndyra komentet e Macronit se Aleancës Ushtarake i ka vdekur truri.

Trumpi nënvizoi se Franca është vendi që përfiton më së shumti nga NATO-ja, ndërsa nuk përjashtoi një largim të mundshëm të këtij shteti nga aleanca.

Duke ritheksuar edhe njëherë se komentet e Macronit ishin fyese, presidenti amerikan përmend edhe problemet e brendshme të Francës.

“Ishte një deklaratë e fortë dhe shumë e ndyrë, veçanërisht për 28 shtetet e tjera anëtare. Mendoj se Franca ka një numër shumë të lartë papunësie dhe nuk po kalon një moment të mirë nga ana ekonomike. Ata po taksojnë produktet e vendeve të tjera, prandaj edhe ne do t’i taksojmë. Kjo po ndodh tani ndaj teknologjisë dhe ne do të godasim verën e tyre dhe çdo gjë tjetër. Është një deklaratë shumë e ashpër për t’u bërë, kur po kaloni vështirësi të tilla në Francë. Shikoni jelekët e verdhë, apo zhvillimet e tjera, ata kanë pasur një vit shumë të vështirë. Nuk mund të bëni deklarata të tilla për NATO-n. Është shumë e pasjellshme”, Trump.