Trump konfirmon vdekjen e aleatit të tij, u ekzekutua me snajper

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me armë që ndodhi gjatë një vizite në kampusin e Utah Valley University.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar Donald Trump, teksa ka ngushëlluar familjen e Charlie Kirk.
“I Madhi, madje edhe Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!” – Presidenti Donald J. Trump