Trump: Koronavirusi ka arritur pikun në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë “kaluar pikun” e rasteve të reja me koronavirusin e ri dhe se parashihet që disa shtete të rihapen këtë muaj.
Gjatë një konferencë për media nga Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se udhëzimet për rihapje do të bëhen të ditura të enjten, pasi të flasë me guvernatorët.
“Ne do të jemi tejkaluesit, të gjithë ne. Duam t’i kthehemi shtetit tonë sërish”, ka thënë presidenti, transmeton Klan Kosova.
“Të dhënat tregojnë se në nivel kombëtar, ne kemi kaluar pikun e rasteve të reja. Shpresojmë se kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë përparim”, ka shtuar mes tjerash ai.
Deri më tani, SHBA-ja ka raportuar për 640,000 raste të konfirmuara dhe 30,800 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.