18:10 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trump kritikohet edhe në ‘Miss America’, konkretja merr përkrahje për këtë

Një konkurrente në konkursin e Miss Amerika e ka pashkruar presidentin Donald Trump si çështjen më të madhe me të cilën përballet vendi sot.

Madeline Collins bëri komentin kitik në skenë të premten, kur ajo u pyet për të shpjeguar se çfarë mendonte se ishte çështja më e ngutshme me të cilën përballeshin amerikanët tani si pjesë e konkursit.

“Për fat të keq, ai ka shkaktuar shumë ndarje në vendin tonë. Derisa të mos besojmë në të dhe në zgjedhjet që ia bën për vendin tonë, ne nuk mund të bashkohemi”, dëgjohet të ketë thënë Collins, transmeton Indeksonline.

Video në fjalë ka arritur mbi 65 mijë klikime dhe shumë pëlqime.

Shumë njerëz përgëzuan atë, e cila përfaqësonte Virxhinën Perëndimore, për përdorimin e platformës së saj publike për të bërë një deklaratë kaq të guximshme në një ngjarje që zakonisht nuk adreson çështje politike./Indeksonline/