75 Mall Live Search
16:31 / E Martë, 04 Janar 2022 / AR

Trump kritikon Twitter dhe Facebook: Ata janë një turp

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas ndalimit të llogarisë së Marjorie Taylor Greene, duke shpërthyer ndaj Twitter.

Donald Trump e ka quajtur Twitter-in një “turp për demokracinë” pasi pezulloi përgjithmonë llogarinë personale të Marjorie Taylor Greene për gjoja shkeljen e rregullave të saj të dezinformimit Covid-19, transmeton Indeksonline.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën nga PAC ‘Save America’ e Trump, ish-presidenti amerikan tha se kompania “nuk duhet të lejohet të bëjë biznes në këtë vend” dhe i kërkoi Greene “të vazhdojë të luftojë”. 

Ai po ashtu shpërtheu edhe ndaj Facebook, duke thënë se të dyja këto kanë “jetë të ulët”.

“Të gjithë duhet të heqin dorë nga Twitter dhe Facebook. Ata janë të mërzitshëm, kanë vetëm një këndvështrim të majtë radikal dhe janë të urryer nga të gjithë. Ata janë një turp për Kombin tone”, tha ai.

Ndërkohë, Facebook pezulloi llogarinë e Greene për 24 orë pasi ajo duket se postoi diçka që nuk ndiqte standardet e komunitetit./Indeksonline/