14:39 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / B O

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Donald Trumpi u largua nga Shtëpia e Bardhë, duke dalë prej aty për herë të fundit si president i Shteteve të Bashkuara.

Ai u nis për në bazën ajrore “Andrews”, nga do të niset për në Florida, pas një ceremonie të shkurtër.

Një burim për CNN-in konfirmoi se në këtë ceremoni nuk do të jetë zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili u nda me Trumpin një ditë më parë.

Pas përfundimit të ceremonisë së inaugurimit të Bidenit, Pence do të udhëtojë për në Indiana, shtetin e tij të origjinës.