75 Mall Live Search
22:38 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / Burim

Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

Presidenti Donald Trump hoqi të hënën sanksionet amerikane ndaj Sirisë , duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të zbatuar një premtim që bëri në maj.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve përpara nënshkrimit se veprimi i Trump ishte hartuar për të “promovuar dhe mbështetur rrugën e vendit drejt stabilitetit dhe paqes”, shkruan ABCnews, raporton IndeksOnline.

Kur u takua me presidentin e ri të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, muajin e kaluar, Trump njoftoi se do të hiqte sanksionet shkatërruese të SHBA-së kundër Sirisë dhe i kërkoi al-Sharaa-s të përmbushte kushte të caktuara me shpresën se kjo do të stabilizonte vendin.

Këto kushte përfshinin normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e Sirisë, përfshirë Izraelin , si dhe Shtetet e Bashkuara. /IndeksOnline/