Trump mbërrin në Egjipt për nënshkrimin e marrëveshjes Izrael-Hamas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur në Egjipt, ku pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në qytetin egjiptian, Sharm el-Sheikh, raporton CNN.
Sharm el-Sheikh është vendi ku përfaqësuesit nga Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara u takuan javën e kaluar për të finalizuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.