Trump mbron Muskun dhe thotë se Doge do të shikojë shpenzimet ushtarake

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur përpjekjet e Elon Musk për të mbyllur seksione të qeverisë amerikane mes sfidave ligjore, shqetësimeve të transparencës dhe pyetjeve mbi konfliktet e interesit.
“Ai nuk po fiton asgjë. Në fakt, pyes veten se si mund t’i kushtojë kohë”, tha Trump të dielën.
Demokratët e kanë akuzuar Musk se ka përfituar personalisht nga disa prej ndryshimeve që administrata Trump po përpiqet të shtyjë, siç është mbyllja e propozuar e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Trump tha se Departamenti jozyrtar i Efiçencës së Musk (Doge) së shpejti do të shqyrtojë shpenzimet në ushtri dhe Departamentin e Arsimit, ndoshta në “24 orët e ardhshme”.
“Le të kontrollojmë ushtrinë,” tha ai. “Ne do të gjejmë miliarda, qindra miliarda dollarë mashtrime dhe abuzime, dhe njerëzit më zgjodhën mua për këtë.”
Më herët të dielën, sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth tha për Fox News se ai “mirëpret” Doge që i vendos shpenzimet ushtarake nën mikroskop, shkruan BBC