08:30 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Trump mbron postimet e tij kundër bllokimeve të shteteve amerikane

Presidenti Donald Trump, ka mbrojtur postimet e tij në Twitter, në të cilat ai duket se miraton protestat kundër masave të rrepta të bllokimit në disa shtete amerikane.

Në konferencën e së premtes, ai tha se disa masa të vendosura nga Minnesota, Michigan dhe Virginia janë “shumë të vështira”.

Në Twitter si më herët kishte shkruar: “TË LIROHET MINNESOTA, MICHIGAN DHE VIRGINIA”.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se kufijtë, përfshirë edhe urdhrat për qëndrimin në shtëpi, janë të nevojshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Por protestuesit thonë se këto masa po dëmtojnë qytetarët, duke limituar lëvizjet në mënyrë të paarsyeshme dhe duke mbytur aktivitetin ekonomik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë të enjte e panë numrin më të lartë të vdekjeve ditore, duke regjistruar 4.591 vdekje në 24 orë.