Trump: Mbyllja e qeverisë ishte ‘arsyeja kryesore’ e humbjes së republikanëve
Gjatë një mëngjesi pune me senatorët, presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”.
“Natën e kaluar ishte, e dini, një mbrëmje interesante. Nuk pritej të ishte fitore,” tha ai.
Trump shtoi se zgjedhjet ishin “shumë demokratike”, por “jo të mira për republikanët”.
“Ne patëm një mbrëmje interesante dhe mësuam shumë,” tha ai, duke shtuar se do të japë disa komente dhe më pas “do t’i kërkojë medias të largohet”.
Presidenti pranoi se, sipas sondazheve, mbyllja e qeverisë federale ishte një faktor negativ i madh për republikanët.
Ai shtoi se fakti që emri i tij nuk ishte në fletëvotim ishte “faktori më i madh” në rezultat.
Për kontekst, qeveria amerikane është e mbyllur që nga 1 tetori, pasi Kongresi nuk arriti të miratonte një marrëveshje të re për financimin. Trump theksoi se kjo është tashmë mbyllja më e gjatë në historinë amerikane.
Duke vijuar me akuzat, ai tha se “radikalët demokratë” në Senat kanë treguar “mungesë të plotë interesi” për rihapjen e qeverisë./BBC

