Trumpi me Covid-19, ngrihen në qiell avionët e ditës së “Fundit të botës”

Dalja pozitiv me koronavirusin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është lajm i parë në të gjitha mediat e botës, të cilat tashmë kanë filluar të flasin edhe se cili do të jetë personi, që do të marrë komandën nëse kreu i shtetit sëmurët rëndë dhe s’mund të qeverisë.
Kushtetuta parashikon se në këto raste “dyshin” mund ta bëjë zv.presidenti Mike Pence, por nëse edhe ky e ka të pamundur, kreu i shtetit bëhet drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Ndërkohë që Trumpi u konfirmua pozitiv me koronavirusin, në qiejt e SHBA-së fluturuan superavionët “E-6B Mercury”, të cilët bëjnë rolin e Komandës së Bashkuar të Ushtrisë së SHBA-së në raste të gjendjeve të jashtëzakonshme, sulmeve me armë bërthamore apo situatave të ngjashme.
Top story: @TimInHonolulu: ‘RT There’s an E-6B Mercury off the east coast near DC. I looked because I would expect them to pop up if he tests positive. It’s a message to the small group of adversaries with SLBMs and … pic.twitter.com/N4so0EiGgM, see more https://t.co/4fCTxHeUAX
— TTimes (@twt04) October 2, 2020
Ngritja në qiell e avionëve që cilësohen edhe si “avionët e fundit të botës” është konsideruar si një mesazh i fortë që SHBA-të i japin Rusisë dhe Kinës se nuk ka ndryshuar asgjë dhe shteti mbetet ende në këmbë pavarësisht se kreu është sëmurë.
Avionët në fjalë komandojnë raketat balistike si edhe nëndetëset bërthamore dhe mund të qendrojnë në qiell për një kohë të gjatë duke i dhënë SHBA-ve një avantazh të madh ndaj kundërshtarëve në rast të një lufte atomike.