Trump me ultimatum prej tre deri në katër ditë për përgjigjen e Hamasit ndaj planit të paqes
Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një ultimatum prej tre deri në katër ditë për përgjigjen e Hamasit ndaj planit të paqes.
Ai u shpreh se janë në pritje, derisa tha se nuk ka shumë hapësirë për negociata, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv,
“Ne thjesht po presim Hamasin. Nuk ka shumë hapësirë për negociata”, tha ai.
Nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, atëherë ai tha se do ta “lërë Izraelin të shkojë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë”.

