75 Mall Live Search
21:52 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / F.R

Trump: Mund të ketë një takim Putin-Zelenky dhe të arrijmë marrëveshje për paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar një të shkëlqyer dhe të suksesshëm takimin me homologun rus, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump shprehet që nëse gjithçka shkon sipas plani, mund të ketë takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky dhe të arrihet marrëveshje për paqe.

“Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaskë! Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, po ashtu edhe një telefonatë vonë në mbrëmje me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës, dhe me disa udhëheqës evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, shumë të respektuar. U vendos nga të gjithë se mënyra më e mirë për të përfunduar luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet direkt drejt një marrëveshje paqeje, e cila do të përfundojë luftën, dhe jo vetëm një marrëveshje për armëpushim, e cila shpeshherë nuk mbahet. Presidenti Zelenskyy do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon sipas planit, pastaj do të caktojmë një takim me Presidentin Putin. Potencialisht, do të shpëtohen miliona jetë njerëzish. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, shkruan Trump.