Trump: Mund të ketë viktima nga operacioni ushtarak në Iran
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se jetë amerikane mund të humben si rezultat i operacionit të tij ushtarak brenda Iranit.
“Regjimi iranian kërkon të vrasë. Jetët e heronjve të guximshëm amerikanë mund të humben dhe ne mund të kemi viktima, kjo ndodh shpesh në luftë por ne po e bëjmë këtë jo për të tashmen. Po e bëjmë për të ardhmen, dhe është një mision fisnik,” tha presidenti.
Ai shtoi se SHBA ka “ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të minimizuar rrezikun për personelin amerikan në rajon.”

