75 Mall Live Search
20:49 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Trump: NBA është kthyer në një organizatë politike, kjo nuk është gjë e mirë për sportin

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka komentuar shtyrjen e ndeshjeve në Ligën amerikane të basketbollit, NBA.

Ndeshjet u shtynë shkaku i protestave në Wisconin, ku një i ri u qëllua nga policia atje për vdekje, përcjellë IndeksOnline

Nërkaq, komenti i Donald Trump ishte i papritshëm, ai në një konferencë tha se NBA po bëhet pre e organizatave politike.

“NBA është kthyer në një organizatë politike. Kjo nuk është gjë e mirë për sportin”, tha Trump.

Kështu, nesër pritet të rifillojnë ndeshjet e NBA-së, të anuluara dy ditë më parë.