12:27 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Trump ndalon zyrtarisht përdorimin këtyre 7 fjalëve

Një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ose CDC, mori udhëzime se fjalë si “fetus”, “diversitet” apo “transgjinor” nuk janë të përshtatshme për t’u përdorur në raportimet e buxhetit.

Sipas “Washington Post”, analistëve të politikave të CDC gjatë një takimi ju tha nga zyrtarë të lartë të administratës “Trump”, se 7 fjalë apo fraza nuk do të përdoren më në dokumentet e ardhshëm. Këto janë ‘i pambrojtur’, ‘e drejtë’, ‘diversitet’, ‘transgjinor’, ‘fetus’, ‘bazuar në prova’ dhe ‘bazuar në shkencë’.

Një analist i pranishëm në takim që preferoi të mbetet anonim tha për “Washington Post” tha se ende nuk e kishin marrë veten nga ky urdhër, kur administrata “Trump” nisi të sugjeroje edhe alternativa.

Për shembull, në vend të frazës “bazuar në shkencë” që tani u ndalua, mund të përdoret fraza “shkencë duke konsideruar standardet dhe dëshirat e komunitetit”.
Grupet për të drejtat e grave dhe komunitetit LGBT thanë se censurimi i këtyre fjalëve tregon injorimin e plotë të administratës “Trump” për orientimin seksual, identitetin gjinor dhe të drejtën e abortit. Sipas tyre, që prej ditës së parë në pushtet, Trump i vuri vizën të drejtave të grave, homoseksualëve dhe shkencës.

Duket se censura po bëhet normale për administratën “Trump”, pasi vetëm dy muaj më parë, ”New York Times” raportoi se në faqen e internetit të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit ishin hequr të gjitha materialet dhe informacionet për ngrohjen globale.