75 Mall Live Search
12:36 / E Hënë, 09 Mars 2026 / P M

​Trump nuk është “i kënaqur” me udhëheqësin e ri të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nuk është “i kënaqur” me emërimin e Mojtaba Khameneit si udhëheqësi i ri suprem në Iran, raporton Fox News.

Prezanuesi televiziv Brian Kilmeade tha se foli me presidentin pas njoftimit, i cili i tha: “Nuk jam i kënaqur”, ditë pasi ai e kishte cilësuar atë një përzgjedhje të papranueshme.

Kilmeade nuk dha detaje shtesë të bisedës që zhvilloi me presidentin amerikan.

Mojtaba Khamenei, djali i dytë i Ajatollah Ali Khameneit, pritet të konfirmohet zyrtarisht si udhëheqësi i tretë suprem në historinë e Iranit. Ky emërim shënon transicionin e parë me natyrë trashëgimore në majën e hierarkisë shtetërore dhe fetare iraniane, duke zëvendësuar babanë e tij të ndjerë.