12:31 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Trump-i në fushatë: Për marrëveshjen Kosovë-Serbi ma dhanë çmimin “Nobel”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë tubimit të djeshëm në New Hampshire, ka folur sërish për marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit midis Kosovës dhe Serbisë.

Trump-i ka thënë se për këtë marrëveshje dhe për çështje të tjera të politikës së jashtme, atij ia kanë dhënë çmimin “Nobel”. Ai pastaj e përmirëson gabimin duke thënë se me ‘çmimin’ “Nobel” mendon nominimin për “Nobel”-in.

“Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje dhe ma kanë dhënë çmimin “Nobel” për këtë, ma dhanë “Nobel”-in edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim “Nobel “edhe për atë që kam bërë në Siri. Me atë që them çmimin “Nobel” e kam kuptimin nominim”, ka thënë Trump-i gjatë fjalimit.