75 Mall Live Search
16:14 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trump: Ne mund të hyjmë në një vend me një telefonatë të vetme

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me një ndërhyrje të mundshme ndaj Iranit ka deklaruar se “ne mund të hyjmë në një vend me një telefonatë të vetme”, transmeton AA.

Trump gjatë inspektimeve që bëri në vendin ku vazhdon të ndërtohet muri në kufirin e Kalifornisë me Meksikën lidhur me Iranin deklaroi:

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në Lindjen e Mesme. Të bësh një ndërhyrje është gjithmonë e lehtë. Ne mund të hyjmë në një vend me një telefonatë të vetme. Kjo nuk është kusht të ndodhë sot. Mund të ndodhë nesër apo dy javë më vonë”, tha Trump lidhur me çështjen e një ndërhyrjeje ushtarake të mundshme ndaj Iranit.

Lidhur me ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton, të cilin e shkarkoi nga detyra javën e kaluar, Trump duke theksuar se kanë patur mosmarrëveshje në shumë çështje tha: “Njerëz si Bolton donin të hynin në Irak dhe gjërat nuk shkuan shumë mirë. Ata ngecën në kënetë. Ne u bëmë polici në Lindjen e Mesme. Kjo ishte e tmerrshme”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me një ndërhyrje të mundshme ndaj Iranit ka deklaruar se “ne mund të hyjmë në një vend me një telefonatë të vetme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump gjatë inspektimeve që bëri në vendin ku vazhdon të ndërtohet muri në kufirin e Kalifornisë me Meksikën lidhur me Iranin deklaroi:

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në Lindjen e Mesme. Të bësh një ndërhyrje është gjithmonë e lehtë. Ne mund të hyjmë në një vend me një telefonatë të vetme. Kjo nuk është kusht të ndodhë sot. Mund të ndodhë nesër apo dy javë më vonë”, tha Trump lidhur me çështjen e një ndërhyrjeje ushtarake të mundshme ndaj Iranit.

Lidhur me ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton, të cilin e shkarkoi nga detyra javën e kaluar, Trump duke theksuar se kanë patur mosmarrëveshje në shumë çështje tha: “Njerëz si Bolton donin të hynin në Irak dhe gjërat nuk shkuan shumë mirë. Ata ngecën në kënetë. Ne u bëmë polici në Lindjen e Mesme. Kjo ishte e tmerrshme”.

Duke theksuar se me murin që po ndërtojnë në kufi do të zgjidhin krizën e emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor, Trump tha se “tashmë nuk mund të vijnë më shumë njerëz”.