11:32 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Trumpi në takimin e parë pasi ka kaluar koronavirusin: Do t’ju puth të gjithëve!

Donald Trumpi ka mbajtur takimin e parë elektoral pasi ka kaluar koronavirusin. I pari i Amerikës para mijëra qytetarëve në Florida, ka thënë se ndihet mirë dhe se është i gatshëm që t’i puthë të gjithë.

Pa maskë, dhe pa distancë, Trumpi ka bërë humor elektoral, në Florida.

“Do të hyj te ju, t’ju puth të gjithëve në audiencë. Do të puth djemë e gra të bukra. Mjekët më kanë thënë se jam imun. Ndihem shumë i fuqishëm”, ka thënë Trumpi./Indeksonline/