75 Mall Live Search
17:57 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Z S

Trump nga Zyra Ovale: Kemi çështje të mëdha për t’u diskutuar me Erdoganin

Është duke u zhvilluar takim mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij turk Recep Tayyip Erdogan, në Zyrën Ovale.

Në nisje të këtij takimi, Trump është shprehur se janë miq që një kohë të gjatë me presidentin truk, derisa tha se kanë çështje të mëdha për të diskutuar.

“Është kënaqësi të presim presidentin turk në Shtëpinë e Bardhë. Ne jemi miq që një kohë të gjatë. Do të kemi çështje të mëdha për t’u diskutuar”, u shpreh tutje Trump./Indeksonline/