75 Mall Live Search
08:34 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Trump nominon kongresmenin Ratcliffe për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka nominuar kongresmenin republikan John Ratcliffe, për pozitën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (DNI).

Kështu ka bërë të ditur Trump përmes një njoftimi në Twitter, ku e ka cilësuar të nominuarin Ratcliffe si një njeri të shquar me talent të madh.

“Kam nderin të ju njoftoj se e kam nominuar kongresmenin John Ratcliffe për të qenë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare (DNI). Do ta kisha përfunduar këtë proces më herët, por John donte të priste derisa të mbaronte Raporti IG. Ai është një njeri i shquar me talent të madh”.

Kujtojmë se një javë më parë Donald Trump e ka emëruar si ushtrues detyre ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell, për pozitën e lartpërmendur. Mirëpo tani Trump duket se e ka gjetur njeriun e tij për të qenë shef i inteligjencës kombëtare.

Këtë nominim e ka mirëpritur edhe Richard Grenell i cili është edhe i përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për ta ndihmuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Urime John Ratcliffe. Ne jemi gati për ju dhe mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer”.